Barcelona i merr Chelseat kualifkimin per ne finale ne minuten e 3 shtese. Blaugranave u ka mjaftuar nje gjuajtje e vetme ne ekstrem te kesaj perplasjeje, per te qene ne Rome me 27 maj. Ne vitin e pare ne stol Guardiola arrin finalen e kompeticionit me te rendesishem te klubeve, dhe kjo vjen vetem tre dite pasi ka poshteruar Realin ne shtepi. Nga loja mbrojtese e ndeshjes se pare Hidink tek goli i jashtezakonshem i Esien. Pikerisht ne keto elemente ka bazuar kalimin e kundershtarit trajneri hollandez. Por blute nuk ja arriten edhe pse ne mes eshte gjyqtari norvegjez Ovrebo. Ne minuten e 9 kane kaluar ne epersi londinezet ndersa ne minuten 93 Inesta barazon gjithcka. Anglezet kane pretendimet e tyre per nderhyrjen e Dani Alves ndaj Malouda ne minuten e 24, ne te 82 eshte nje prekje me dore e pike, ndersa pas golit te barazimit pretendohet nje tjeter penallti pas largimit te topit nga Etoo. Ne mes te ketyre eshte nje karton i kuq shume i dyshimte per Abidal ne minuten e 66. Ne fund sfida ka perfunduar me terbimin e Ballak por mbi te gjitha me ate te Drogba.
|