Kryeministri italian Silvio Berluskoni i cili po kurohet ne spital pas incidentit te ndodhur te djelen, ka marre nje telefonate nga presidenti amerikan Barak Obama qe i ka uruar atij sherim te shpejte. Eshte e gjate lista e krereve te shteteve qe kane shprehur shqetesim per ngjarjen dhe i kane uruar Berluskonit nje sherim sa me te shpejte. Kavalieri ndodhet ne spitalin San Rafaele, ku po merr trajtim te vecante, pasi ka thyer hunden dhe 2 dhembe. Mjeket u shprehen ne buletinin e djeshem se kryeministri po permiresohej, megjithese mbetej i lodhur per shkak te pamundesise per tu ushqyer mire. Mbreme mbeshtetes te kryeministrit italian jane mbledhur para spitalit ku ai eshte shtruar duke bere thirrje kunder dhunes.
|