Njėsia teknike e operacionit e drejtorisė sė policisė sė pėrgjithshme tė shtetit, nė bashkėpunim edhe me sektorin e policisė rrugore tė Qarkut te Korcės, nė zbatim tė njė programi masash pėr rritjen e sigurisė rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, ka ndėrmarė njė aksion nė akset rrugore nacionale tė Rajonit tė Korcės. Kontrollet nė ditėn e parė janė pėrqėndruar kryesisht nė akset rrugore Korce-Kapshticė dhe Korce-Pogradec ku janė kontrolluar kryesisht automjetet me targa tė huaja, dhe ėshtė parė dokumentacioni ligjor I drejtuesve tė mjeteve apo zbatimi I rregullave tė qarkullimit rrugor. Pėr kundravajtėsit nuk kanė munguar edhe sanksionet ligjore. Kėshtu vetėm gjatė ditės sė parė janė ndėrmarrė 140 masa administrative, pėr shkak tė mosvendosjes sė rripit tė sigurimit, parakalimeve tė paregullta dhe shpejtėsisė tej normave tė lejuara. Njėherėsh janė bllokuar edhe 25 automjete tė cilat kanė rezultuar pa dokumentacionin pėrkates. Ky aksion I policisė zhvillohet pikerisht nė kėtė periudhė fund viti kur numri I mjeteve nė qarkullim shtohet pas mberritjes sė emigrantėve pėr festat e fundvitit, tė cilėt nė jo pak raste janė bėrė shkaktarė tė aksidenteve rrugore me pasoja pėr jetėn nga mosrespektimi i kodit rrugor. Aksioni nė qarkullimin rrugor do tė vazhdojė edhe nė ditėt e ardhshme.
|