SUPERLIGA / JAVA e 15
| Eshte mbyllur ne barazim golash 1-1 takimi permbylles ne kavaje mes beses dhe Tiranes. Nje barazim i cili i largon edhe me shume te dyja rivalet nga kryesuesja Dinamo e cila rrit edhe me shume diferencen e pikeve. Kavajasit do te arrinin te kalonin ne avantazh ne minuten e 23 te takimit me ane te mesfushorit Babamusta i cili godet sakte me koke brenda zones duke mposhtur portierin Blendi Nallbani . Ne pjesen e dyte formacioni i drejtuar nga shpetim duro ka shperdoruar mjaft mundesi te mira shenimi per te dyfishuar rezultatin dhe sigluar edhe suksesin .Pikerisht kur pritej qe takimi te mbyllej me me fitoren e kavajasve eshte Julian Ahmataj I cili me nje supergol do te barazonte shifrat e takimit ne minuten e 88 duke shmangur humbjen e kampioneve ne fuqi. Nderkohe bardheblute e kane mbyllur takimin ne inferioritet numrik pasi ne te 90 minute mbrojtesi shtatlart Bici do te ndeshkohet me te verdhen e dyte dhe per pasoje do te lere fushen me karton te kuq. Pas ketij Barazimi I dyte ne kete sezon mes dy ekipeve Besa ngjitet ne kuoten e 27 pikeve duke mos arritur te mbaje ritmin e Dinamos , nderkohe qe Tirana zbret ne vendin e katert te klasifikimit ne kuoten e 23 pikeve 1 me pak se Apolonia e vnedit te trete.
| |
| |
|
|
|
|
|
|
|