DEBATI PUBLIK RAMA-BERISHA
| Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, do tė pranojė qė tė realizohet njė debat publik me kryetarin e Partisė Demokratike, Sali Berisha, vetėm nėse ky i fundit realizon kėrkesėn politike tė opozitės pėr hapjen e kutive. Njė fakt tė tillė e ai ka pohuar gjatė njė konference pėr shtyp, i pyetur nga gazetarėt lidhur me propozimin qė vetė kryeministri Berisha bėri dje para tij gjatė njė forumi mediatik. Rama u shpreh se sapo kryeministri Berisha te hape kutite, atėherė do tė pranoj tė debatoj me me kreun e ekzekutivit. Rama me tej theksoi se qeveria ėshtė jolegjitime dhe pėr kėtė opozita do tė vijojė aksionin e saj pėrmes protestash. Sipas tij nuk mund tė ketė pėrballje me pushtetin e grabitur pėr aq kohė sa mbahet e mbyllur e drejta e popullit. Rama ngriti gjithashtu shqetėsimin e katėrfishimit tė cmimit tė shėrbimeve gjyqėsore pėr qytetarėt, duke kujtuar se vetėm njė depozitim padie kushton 12 mijė lekė tė reja.Per keto arsye Rama u shpreh se qytetaret duhet te jene bashke me opoziten ne daten 30 prill, pėr tė kėrkuar hapjen e kutive tė zgjedhjeve tė grabitura dhe pėr tė ndalur rrėnimin ekonomik.
| |
| |
|
|
|
|
|
|
|