POLITIKE

KRONIKE

EKONOMI

SOCIALE

Kosova&Rajoni

BOTA

KULTURE

SPORT

   

Rrėnimi i vendit, Rama fton qytetarėt: Tė...

Rama: “Debat me Berishėn sapo tė hapen kutitė”

FLASH  

    LAJME


Presidenti Moisiu: Nuk e shkarkoj kryeprokurorin Sollaku


15:56   13/10/06
   dėrgoja miqve kėtė lajm
   

Presidenti Moisiu refuzon te shkarkoje shefin e prokurorise se pergjithshme Theodhori Sollaku.

Sic ishte paralajmeruar dhe ne media, kryetari i shtetit nuk do te largoje nga detyra kryeprokurorin Sollaku, te caktuar prej tij vete pas Arben Rakipit.

Refuzimi i presidentit per te dekretuar shkarkimin e Sollakut, sipas nje kerkese te maxhorances i eshte njoftuar Kuvendit te Shqiperise permes nje letre qe ka mberritur ne zyren e kryetares Jozefina Topalli.

Pas paraqitjes se vendimit per shkarkim te miratuar ne Kuvend vetem me votat e maxhorances se djathte, kryetari i shtetit kerkoi kohe per te njohur materialet e komisionit hetimor parlamentar dhe dokumentat perkatese.

Ceshtja e shkarkimit te shefit te organit te akuzes ngjalli mjaft debate dhe polemika ne politiken shqiptare.

Madje kjo ceshtje futi dhe ne konflikt institucional presidencen dhe qeverine, pasi kjo e fundit u akuzua nga opozita se po ushtronte presion mbi Moisiun per te vene firmen mbi shkarkimin e Sollakut .

A.P

   Komente (23)

Alti  shkruan:
16/10/06   12:59

Shiko surratin e presidentit dhe nje i huaj qe vjen nga jasht dhe nuk di asgje per kete tipin do e marri vesh se ca trungu eshte. Shyqyr qe ky komunist plak nuk do jet edhe per shume ne ate post dhe pastaj do "rehatohemi" me ardhjen e njeriut me "kurve" qe ka be shqiperia, gangsterit me shkolle, klysh komunisti, aroganti, padroni i shqiperise Fatos Nano qe se bashku me SKIZOFRENIN Sali Berisha do vazhdojne t'a mbajne peng Shqiperine edhe per shume kohe.Lum si ne qe jetojme ketu

Dhimo arjanitasi  shkruan:
14/10/06   20:00

Qe zPresident beri detyren e tij dhe shume drejt une e kuptoj , por se na dalin ktu mahmuta fahria salia tromqia e i kundervihen vendimit te presidentit kte ska tru i civilizuar dhe Europian ta kuptoj .

elda hepaj  shkruan:
14/10/06   12:28

Per here te pare ne historine e Shqiperise(me aq sa di une) po tregojme se kemi pak a shume institucione te pavarura, qe do te thote qe me ne fund po fillojme edhe ne te quhemi nje shtet quasi demokratik, ku institucionet veprojne ne menyre te pa varura nga njera tjtra dhe kete e dimostro presidenti yne zoti.A.Moisiu per te cilin personalisht kam nje respekt te vecante dhe besoj se eshte nje njeri qe do te vazhdoje te zbatoje ligjin dhe jo kapricot e qeverive te cilat kane treguar se sa irracionale jane dhe per kete mjafton vetem te kthejme koken pas!

Emigranti  shkruan:
14/10/06   12:26

U ben vite qe jam laeguar nga Shqiperia,dhe jo per buk, por sepse e kuptova se per femijet e mij, dhe per mua vet, kurr nuk do te kishte nje te ardhme, kurre nuk do te kishte shance te barabarta sidomos per shtresen tone te ish te perndjekurve politike. Megjithate kurre nuk jam shkeputur shpirterisht nga vendi im, dhe kjo vuajtje shpirterore shpesh here me ka vene perballe dyshimit, nese ka qene apo jo i drejte vendimi per te emigruar por,

Alfred  shkruan:
14/10/06   09:58

Dote deshiroja qe te bindesha nga faktet qe Berisha e shpall kete person te fajshem apo nga faktet qe Mojsiu e quan te pa fajshem Fakte! zoti berisha jo budallalleqe qe je mesuar te thuash pa pasur turp Fakte! zoti Mojsiu Hape gojen Dhe pastaj ne gjykojme Populli eshte SUVRANI ju jeni kukella te perkoheshme (4 vjet) ose 400 milion dollare

keni  shkruan:
14/10/06   08:52

Komisioni i ngarkuar per ceshtjen e Kryeprokurorit nuk bindi asnje.Presidenti tregoi qe eshte ne nivelin e duhur

Bushi Oxa  shkruan:
14/10/06   08:25

Vendimi me duket i drejte vetem per te perforcuar faktin e ndarjes institucionale. E pershendes vendimin e presidentit. kjo krijon premisa qe edhe vendi yne te ndertoje instuticione te pavarura. Kjo ben qe edhe qeveritaret tane te mos ndihen me shpatulla te ngrohta kur guxojne te bejne korrupsion se po mbron nje prekuror qe eshte beniamin i tyre. Kjo i bene mire dhe i zgjat jeten edhe qeverise dhe shmang manipulimin e drejtesise per qellime politike. Por edhe prokuroret te mos mendojne se jane fare te pavarur, e te bejne drejtesi vetem me pare. Shteti te gjeje forma dhe te kontrolloje veprimtarine e tyre duke i vene para ligjit me fakte ata prekurore e gjykates qe japin te drejte atij qe paguan me shume. pouli flet lart e poshte pr keto gjera por duhet kurajo civile te denacohen me fakte rastet e korrupsionit ne drejtesi. Shoqeria te zgjohet dhe te kuptoje se nuk eshte ajo sherbetore e tyre por jane ata ne sherbim te saj. Askush te mos mendoje se tani qe prokurori i pergjithshem nuk u shkarkua cdo gje eshte ne rregull.

Rifat Ymeri.  shkruan:
14/10/06   05:46

Ishte veprimi me i drejte qe duhej te bente n je kryetar shteti qe eshte garant i paprekshmerise se ligjit themelor te shtetit dhe perfaqesues i unitetit te popullit.Edhe nje here kreu i shtetit ka nderprere vrapin e cmendur te kryeministrit per te neutralizuar institucionet e pavarura demokratike ne vend.Presidenti nuk ka mbrojtur Sollakun pasi ne te vertete Ai ka mjaft gjynahe ne punen e Tij,por ka mbrojtur institucionin e pikerisht per kete Ai duhet perkrahur e mbeshtetur.

bujar  shkruan:
14/10/06   02:55

Pershendes presidentin tone qe me kurajon ,gjykimin prej Gjenerali me vizion perendimor nuk lejoi qe komisione sharlatanesh injorante ,sot si ne kohen e diktatures ,te hedhin balte ,te denigrojne dhe me pas te denojne edhe ato pak nepunes te vendosur per zbatimin e ligjit ,e Kushtetutes qe neperkembet si tu doje qejfi pushte tareve te djeshem e te sotem,bravo President,shpresoj qe te jeni perhere ne lartesite qe po manifestoni ne keto momente te rendesishme qe po kalon KOMBI .

Rifat Ymeri  shkruan:
14/10/06   02:32

Presidenti i Republikes me vendimin per mosshkarkimin e kryeprokurorit tregoi se Shqiperia ka akoma mendje te kthjelleta e te vendosura per ti bere qendrese instalimit te neototalitarizmit ne Shqiperi.

bariu USA  shkruan:
14/10/06   01:31

per vec mbiemrit asgje ske te perbashbashket me ate mbiemer qe ti e turperove, prandaj ndroje ate mbiemer dhe qerou nga ajo karike, sje gje tjeter vecse nje komunist i shitur te komunistet.e more vesh zoti ngjela qe viktimat komuniste ne shqiperi jane akoma viktima

bubureci  shkruan:
14/10/06   00:27

Sala eshte krahu i majte i enverit .po qe se eshte i paster le te lejoje opoziten ta kontrolloje,dhe jo te ngrere komisione servilanash per te pastruar rrugen embi pushteterimit.

Hamlet Bejko  shkruan:
13/10/06   21:33

Komunistet pengojne zbulimin e luftimin e krimit

k.kruja  shkruan:
13/10/06   19:21

Z.Mojsiu tregoi edhe nje here qe qe eshte ne krye te detyres per te mbrojtur shtetin nga Ai,qe ne emer te luftes kunder koropsionit, lufton per te vendosur pushtetin e tij te pa kufizuar, ashtu sic beri deri ne 97

DENIS FUSHA  shkruan:
13/10/06   18:33

Personalisht e kam nuhatur nje vendim te tille,jo vetem nga zgjatja e ketij vendimi nga ana e presidentit,por qe heret,nga hetimi parlamentar i komisionit.Linte shume per te deshiruar.Lexohej lehte edhe nga nje qe s'ka haber fare nga politika.Nje dite para fillimit te ketij komisioni z.Berisha e ngriti lart figuren e tij ne prani edhe te nderkombetareve.Pra ,s'kishte se si te mos " lexohej " kjo farse edhe nga kreu i shtetit.Duke patur nje deduksion te shtrire ne kohe per veprimtarine e tij ,i cili as blihet a shitet aq lehte sa eshte menduar e munduar nga kanunet politiko-klanore.Natyrisht duhen pare tashme disa aspekte te reja ne politike.Kur president ishte kryeministri i sotem,ai reagonte si ligj dhe Maliq.Tashme shteti ka nje konture me te plote.Nuk dua te bashkohem as me gezimin e ithtareve per ta mposhte Berishen,as me hidherimin e ithtareve qe Berishen e donin fitues.Jo.Ne shqiptaret duhet te jemi ca me te qete, te respektojme ca gjera qe perendimi i ka respektuar e vene ne jete prej qindra vjetesh, aq me teper tashme qe nje kembe na eshte pranuar aty tek pragu i avllise se saj...Po u ekspozuam keq do na lage shiu tek streha ne pritje... Sidoqofte, vendimi i presidentit do duhet te respektohet dhe personalisht them se eshe nje ogur i mire per t'i thene gjithkujt :secili ne pozicionet e veta kushtetuese.

Frrok Berisha  shkruan:
13/10/06   18:03

Sa veshtir qenka per nji shqiptar kur shef dhe ndegjon presidentine tije duke e mbrojtur krimin,dhe ate pikrisht ne duke e mbrojt mbrojtes me te madhe te krimit qe ka pas ndonji her shteti Shqiptar.ky eshte nji krim me te vertet i shemtuar qe beri sote presidenti shqiptar zoti Alfred Moisiu. ky eshte kulmi i turpit dhe i krimit.

robi  shkruan:
13/10/06   17:45

presidenti Mojsiu me ne fund doli hapur si nje avokat mbrojtes i krimit dhe korrupsionit,turp per per Mojsiun kur me del ne televizor dhe me hiqet si patriot,po ku ka patriot ai vend aty ku njerzit korruptohen qe ne barkun e nenes.

Poplli  shkruan:
13/10/06   17:16

E mori vesht e kush se mori, Mojsiu masken e

berti  shkruan:
13/10/06   17:09

normal qe presidenti nuk do te bente nje budallallek te tille sepse i binte te fuste veten tek rangu i atyre qe hetuan sollakun. Kur keta nuk po ju bejne gje ketyre qe po denoncohen duke u faktuar nga pergjimet e bisedave si duan te luftojne korrupsionin me faktet koti te zbuluara nga "i madhi" patozi.

fatos bakalli  shkruan:
13/10/06   17:07

te heqesh di

Pashku  shkruan:
13/10/06   16:20

kjo eshte turp per presidentin Shqiptar jo pse duhet ta shkarkoj ate zotriun,por per hir te institucioneve te shtetit te cilat institucione edhe e kan zgjedh kryetea.zotri Mojsiu po luan me mbi 60% te elektoratit shqiptar,sikur te ishte ai far Sollaku neri i pa prekshem,po si more njerz nuk ju vjen turp po parlamenti e ka zgjedh ate burr aty e parlamenti.shum keq

Rakip Backa.  shkruan:
13/10/06   16:13

Tani edhe ata qe lekundeshin se c'fare lloj presidenti kemi e kuptuan pas kaqe vitesh.Nuk e shkarkoj Sollakun,jane fjale me plot kuptime.Momemntin se kush eshte njeri po tjetri qe na drejton mjaft kolltugofage shqiptare e anashkalojne.Rasti kur X-i ose Y-ku nuk e anashkalon dot por do deshmoje se kush eshte, eshte i ralle.Ne s'kami burra politikane qe te thone te verteten,ndaj edhe plaget tona sterzgjaten deri ne lengime.z Moisi,te pakten tani deshmove kush je,se nuk e dinim.Ajo qe eshte e vertete,mbetet ideja e BE-se SHQIPERIA E KA KORUPSIONIN NE KUPOLE.Rakip Backa.

Prok  shkruan:
13/10/06   16:10

Bravo Mojsiu Duhet te kete me shume burra si ti qe ti thone ndal skizofrenit kur i ikin mend e kokes

Jepni komentin tuaj:

Emri i Komentuesit:
Komenti juaj per kete lajm:
PRESIDENTI HUNGAREZ
30/10/09
PRESIDENTI HUNGAREZ
30/10/09
ZV/PRESIDENTI I ASAMBLESE SE OSBE TAKIM ME METEN
21/08/09
PRESIDENTI I PPE
26/06/09
TOPALLI SULMON PRESIDENTIN TOPI
30/01/09
TOPI URON PRESIDENTIN OBAMA
20/01/09

Beni:  Ksaj femre kaq te...  PASURIA E KRYEPROKURORES

miri:  turp tu vij shqiptarve...  Kosove, turqishtja b

tali:  Eqremi ka dh  

fadili:  Nese nuk ndalet...  TAKIM NE PRESIDENCE

Copyright © 2006 A1 TV. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
web site hit counter